Monako pranoi ofertën e Sitit për Mendi

Monako ka pranuar ofertën e Mançester Sitit për mbrojtësin Benxhamen Mendi. Skuadra kampione e Francës ka pranuar që të ndahet me mbrojtësin e saj për një shumë prej 52 milion sterlina.

Mbrojtësi francez ishte ndër objektivat kryesore të Sitit në këtë afat kalimtarë, pasi më parë u nda me futbollistët mbrojtës si Gael Klishi, Pablo Zabaleta dhe Bakari Sanja, ndërkohë Aleksandar Kolarov është shumë pranë nënshkrimit me Romën.

Të enjten Monako kishte refuzuar ofertën e parë të Sitit, që ishte në vlerë prej 44.5 milion sterlina, mirëpo oferta e dytë ishte e pa rrezistueshme.

Në këtë mënyrë “sheikët” nga Mançesteri vetëm për dyshen mbrojtëse harxhuan më shumë se 100 milion sterlina, duke pasur parasysh se javë më parë për një shumë prej 50 milion sterlina, transferuan mbrojtësin e Totenhamit, Kajll Uoker.

Shuma e paguar prej 52 milion sterlina, do ta bëjë Benxhamin Mendin si mbrojtësin më të paguar në histori.

Leave a Reply