Liga e Kombeve, Kosova mëson orarin e ndeshjeve

Sot në Lozanë të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia mësuan kundërshtarët e tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në grupin e 3 të “Ligës D”, bashkë edhe me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.

Pretendenti kryesorë për ta mbyllur në kryesim këtë grup, është kombëtarja e Azerbajxhanit. Kjo bazohet në rritjen e nivelit të lojës por edhe të pikëve që kjo Kombëtare ka marrë gjatë kohëve të fundit, pa harruar dhe suksesin në nivel klubesh.

Ndeshja e parë për Kosovën do të jetë pikërisht transferta ndaj Azerbajxhanit, në datën 7 Shtator, ndërsa pikërisht ndaj kësaj kombëtare përfaqësuesja kosovare do të përmbyll këtë fushatë me 20 nëntor si vendas.

Leave a Reply