FA Kupa, Çelzi kalon në çerekfinale, Batshuai shkëlqen me dy gola (VIDEO)

Çelzi është kualiafikuar për në ndeshjet e 1/8 së finales së FA Kupës angleze, pasi sot në raundin e katërt mundën Njukasëll Junajtedin me rezultatin 3:0.

Djemtë e Antonio Kontes zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë ku arritën të gjenin rrjetën dy herë gjatë pjesës së parë me anë të Batshuai (31′, 44′) dhe një herë  në pjesën e dytë me spanjollin, Alonso, i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 72-të.

Ky trofe është me rëndësi për “blutë” e Londrës, duke pasur parasysh se janë shumë larg për të mborjtur titullin e kampionit. Çelzi ndodhet në pozitën e tretë në renditjen e Premierligës, me 15 pikë më pak se liderët e Mançester Sitit, që në këto momente po zhvillojnë ndeshjen e tyre të FA Kupës kundër Kardifit.

Chelsea 3 – 0 Newcastle United | FA Cup 17/18

Chelsea vs Newcastle 👉 Download our 🆓 iOS app for all HD highlights: https://itunes.apple.com/us/app/footism/id1298074546

Публикувахте от BongdaHighlights в 28 януари 2018 г.

Leave a Reply