Federer sërish shkruan historinë me titullin e tij të 20-të

Roxher Federer vazhdon të shkruajë historinë. Zvicerani 36-vjeçar ka fituar titullin e tij të 20-të në kuadër të “Grand Slam” turneve, pasi në finalen e madhe të Australian Open mundi kroatin Marin Çiliç me rezultatin 3:2, në sete 6:2, 6:7(5), 6:3, 3:6, 6:1. Në këtë mënyrë Federer për herë të dytë me rradhë triumfoi në kuadër të turneut në Melburn.

Ndryshe është ky titulli i 6-të i fituar në kuadër të Australian Open, duke u barazuar në këtë mënyrë me Roj Emerson dhe Novak Djokoviç.

Tenisti zviceran për herë të dytë arrinë të mposhtë kroatin Çiliç në një finale të turneve “Grand Slam”, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe në turneun e Uimbëlldon.

Leave a Reply