Çairi në këmbë, FC Shkupi ngriti lartë trofeun e kampionit (VIDEO)

FC Shkupi e ka mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin 2021/2022, në të cilin u shpall kampion, shkruan “infOSport.mk”.

Skukadra nga Çairi në ndeshjen e fundit sezonale, mundi nënkampionët e Akademia Pandev me rezultatin 3:0, duke regjistruar fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion.

Dy gola në këtë ndeshje për “bardhekaltërit”, edhe atë që në pjesën e parë realizoi Kristijan Trapanovski, ndërsa golin e parë në një ndeshje zyrtare me FC Shkupin, e realizoi 19-vjeçari, Anid Abazi.

Ky i fundit golin që do e mbajë mend gjatë kohë, e realizoi në minutën e 67-të.

Me këtë fitore, FC Shkupi vetëm se përforcoi pozitën e parë në renditjen tabelare, me 76 pikë, 12 më shumë se Akademia Pandev e vendit të dytë dhe plotë 15 pikë më shumë se Shkëndija, tre skuadra këto që vitin tjetër do të prezantojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

FC Shkupi do të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa Akademia Pandev dhe Shkëndija do luajnë në eliminatoret e Ligës së Konferencës. Skuadra e tretë që do na prezantojë në këtë kompeticion, do të jetë njëra midis Sileksit dhe Makedonija Gj.P, dy skuadra këto që me datë 20 maj do të luajnë në finalen e madhe të Kupës.

NDESHJET TJERA: Struga Trim Lum në terren vendas barazoi 1:1 me Shkëndijën, me të dy golat që u shënuan në minutat shtesë të takimit. Fillimisht ekipi vendas kaloi në epërsi me golin e Darko Ilieskit (90+2’), derisa Reshat Ramadani me një eurogol të vërtetë në minutën e 95-të, barazoi shifrat në 1:1.

Renova ishte më bindësja në ndeshjet e sotme, duke mundur Borecin 5:1 në transfertën në Veles, Skopje shënoi fitore 4:1 ndaj Bregallnicës, ndërsa Rabotniçki dhe Tikveshi regjistruan fitore identike, 2:1.

“Romantikët” në terren vendas mundën Pelisterin, ndërkohë skuadra e Vlatko Kostov, në Kavadar mundi Makedonija Gj.P, edhe përkundër disavantazhit (0:1) që kishin gjatë 45 minutave të para. (infOSport.mk)

Leave a Reply