E bujshme, Milot Rashica transferohet në Bundesligë

Milot Rashica i ka të numëruara ditët, a ndoshta edhe orët te skuadra holandeze e Vitese. Super talenti kosovar me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Bundesligë, ndërsa si destinacion i tij i rradhës shihet skuadra e Verder Bremenit.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”,  ka qenë vetë klubi holandez i Viteses që ka njoftuar se Rashica nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e skuadrës, duke bërë me dije se është në kërkim të një aventure të re.

Ndërkohë sipas asaj që raporton “Deichstube”, futbollisti kosovar tashmë ka kryer kontrollet mejkësore te skuadra nga Bremeni dhe se është vetëm çështje orësh kur ai edhe zyrtarisht do të firmos kontratën.

Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Verder Bremenit, Frank Bauman, i cili ka thënë se deri te marrëveshja mes palëve kanë mbetur vetëm edhe disa detaje: “Jemi shumë afër përfundimit, mungojnë vetëm disa detaje.”

21-vjeçari nga Kosova thuhet se pasditën e sotme ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore, ndërsa sipas të njëjtit burim vlera që do të paguajë Verderi për shërbimet e Rashicës, është plotë 9 milion euro.

Kontrata e Rashicës me Vitesen ishte valide deri në vitin 2020, ndërsa me Verder Bremenin pritet që të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare.

Për shërbimet e Milotit përveç Verder Bremenit, gjithashtu interesoheshin edhe Shtutgarti dhe Hanoveri, ndërsa gjithashtu edhe disa skuadra italiane dhe angleze.

Leave a Reply