Një super, super gol na vjen nga Brazili (VIDEO)

Një super gol ka shënuar futbollisti i Kruzeiros, Xhorxhian de Arasketa përballë Amerika Mineiro në një ndeshje të vlefshme për Kampeonato Mineiro në Brazil.

Arasketa i solli fitoren skuadrës së Kruzeiros (1:0), me një super gol të shënuar në minutën e 68-të. Pas harkimit nga e djathta uruguaiani 23-vjeçar me të djathtën e tij në mënyrë akrobatike mposhti portierin kundërshtarë, i cili edhe pse u zgjat deri në maksimum, nuk arriti që të prit goditjen e futbollistit vendas.

Leave a Reply