Futbollisti që lidhej me transferim te FC Shkupi, përfundon te Sarajeva!

Marjan Altiparmakovski shumë lehtë mund të ndodhë që ti bashkohet Krste Vellkovskit te skuadra e Sarajevës. Një gjë të tillë pohojnë mediat boshnjake, sipas të cilave futbollisti me origjinë nga Manastiri  mund ti bashkohet skuadrës së njohur nga Ballkani.

Pasi skuadra e Sarajevës nuk arriti që të bind Marko Obradoviçin, tashmë gjithë vëmendjen e tyre e kanë përqëndruar te Altiparmakovski, emri i të cilit lidhej ngushtë edhe me një transferim te FC Shkupi.

Altiparmakovski së fundmi ishte pjesë e skuadrës lituaneze të Suduva, për të cilën skuadër në 21 ndeshje kishte realizuar 5 gola.

Më herët gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe në Kroaci me skuadrën e Inter Zapreshiç si dhe në Greqi me skuadrat e Paniliakos dhe Ksanti. Për përfaqësuesen shpresa të Maqedonisë kishte shënuar një gol në 13 ndeshje, ndërsa momentet e tij më të bukura të karrierës i ka kaluar me Rabotniçkin, për të cilën skuadër në 73 ndeshje, kishte realizuar 21 gola.

Marjan Altiparmakovski pjesë e Rabotniçkit ishte për dy vite (2014-2016), kur skuadra nga “Debar Maalo” në verën e vitit 2015-të shkruajti histori në garat evropiane, duke arritur deri në fazën “play-off” të Liga Evropa, kur u eliminuan nga gjigandët italian të Lacios. Bashkë me të në skuadër atë kohë ishte edhe sulmuesi aktual i Sarajevës, Krste Vellkovski.

Leave a Reply