Orhan Ibishi prezantohet te Besa e Pejës

Shkupjani Orhan Ibishi edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e futsalit kosovar, Besa. Ibishi ka firmosur kontratë 6 mukore me klubin kosovar dhe iu është bashkangjitur ekipit në stërvitje, ndërsa nga Futsal Besa njoftojnë se shkupjani do të jetë i gatshëm që të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Liburnit në Pejë.

Kam firmosur kontratë 6 mujore, te cilën mund ta vazhdojmë sërish në fund të sezonit. Mikpritja te kjo skuadër ishte perfekte, si nga ana e stafit teknik, lojtarëve dhe drejtuesve të klubit. Shihet që në start se bëhet fjalë për një klub serioz, ndërsa synimi mbetet titulli kampion” – u shpreh fillimisht Ibishi në deklaratën e tij enkas për “infOSport.mk”, ku nuk harroi pa përmendur edhe tashmë ish klubin e tij, Futsal Shkupin: “Një falënderim të madh për Futsal Shkupin dhe drejtorin Mensur Fazlija për përkrahjen e madhe që ma kanë dhënë deri sa isha pjesë e tyre. Vërtetë kemi kaluar momente të mira me këtë skuadër, ndërsa një gjë të tillë dëshmon edhe titulli kampion i vitit të kaluar, si dhe arrigja deri në finale të Kupës, dhe kuptohet duke mos harriar këtu edhe ndeshjet në eliminatoret e Ligës së Kampiomëve Europian”.

Ibishi te Besa kaloi nga radhët e Futsal Shkupit me të cilët u shpall kampion në sezonin e kaluar në Ligën e Parë, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Juventus Seravën dhe Zhelezarecin dhe një periudhë mbronte ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal.

Leave a Reply