Pobeda bënë goditje të dyfishtë në merkato, sjellë edhe një brazilian

Pobeda e Prilepit me drejtuesit e rinj në krye po bënë një punë shumë të mirë kur është në pyetje përforcimi i skuadrës në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Prilepi gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy futbollistë të rinj, me angazhimin e të cilëve, numri i përgjithshëm i transferimeve të bëra në këtë merkatoje janari, arrinë 9-të.

Bëhet fjalë për brazilianin, Lukas Silva Santos Zhunior si dhe për Aleksandar Isaevskin. Ky i fundit një kohë të gjatë ka luajtur dhe ka bërë karrierë në SHBA, duke luajtur për skuadra kolegji, ndërsa gjatë stinorit vjeshtor u paraqit në 14 ndeshje me Makedonija Gjorçe Petrovin në Ligën e Dytë – Perëndim.

Ndërkohë sa i përket brazilianit, ai së fundmi ishte pjesë e provave te skuadra serbe e Radniçki Nish, madje duke zhvilluar disa ndeshje për këtë skuadër në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, mirëpo pasi nuk arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët rreth kushteve personale, vendosi që ti bashkohet Pobedës, drejtuesit e së cilës skuadër e dëshironin atë që para startit të fazës përgatitore.

Braziliani Lukas Silva Santos Zhunior mbrëmë arriti në Prilep, ndërsa gjatë ditës së sotme pasi firmosi kontratën, u vu nën urdhërat e trajnerit Babunja.

Rikujtojmë Pobeda ndeshjen e parë të stinorot pranveror do ta zhvillojë kundër Pelisterit me 14 shkurt në stadiumin “Kukush” në Turnovë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply