Liverpulli bënë detyrën ndaj Sautemptonit (VIDEO)

Liverpulli ka bërë detyrën në transfertën ndaj Sautemptonit, duke vazhduar serinë pozitive dhe duke rikthyer pozitën e tretë në renditje, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop shënuan fitore 0:2 falë dyshes Firminjo – Sallah. Që të dy shënuan që gjatë pjesës së parë, kur asistuan për njëri tjetrin gjatë shënimit të golave në minutën e 6-të dhe 42-të.

Falë kësaj fitore Liverpulli rikthen pozitën e tretë me 54 pikë në 27 javë, teksa Sautemptoni me 26 pikë ndodhet në zonën e ftohtë, duke rrezikuar dukshëm mbijetesën.

 

Leave a Reply