Alegri: Bëmë disa gabime, por mund të kualifikohemi në fazën tjetër!

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri pas ndeshjes është shprehur se ekipi i tij e kishte në dorë ndeshjen për ta fituar, por disa gabime të lojtarëve të tij bënë që rezultati të jetë ai që është.

“Ishte ndeshje e mirë, Juve bëri disa gabime, por kjo edhe falë lojës së kundërshtarit. Gigi Buffon bëri pritje të madhe, kishim rastin ta qonim ndeshjen në 3-0  dhe pasi humbëm edhe një penallti. E dinim që ishte e vështirë, tani në ndeshjen e dytë duhet të provojmë të fitojmë. Është gjë e rëndë që nuk fituam, por kemi gjithçka që të na kualifikojë në fazën tjetër. Tottenhami është ekip fizik dhe teknik. Përveç pritjes së Buffon dhe golave, ata nuk kishin raste të tjera. Ne humbëm topin në mbrojtje dhe pësuam gola”, tha Alegri.

Leave a Reply