Emeri: Kemi fituar Barçën e Bayernin, edhe Realin e eliminojmë!

Unai Emery, trajneri i Paris Sen Zhermenit, është i bindur se skuadra e tij do ta eliminojë Real Madrid nga Champions League, pavarësisht humbjes 3-1 të pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ve të këtij kompeticioni, që është luajtur në “Santiago Bernabeu” të mërkurën në mbrëmje.

“Kemi fituar çdo ndeshje që kemi luajtur në shtëpi, në këtë sezon. Kemi mundur Bayern Munich 3-0 shtatorin e kaluar dhe Barcelona-n 4-0 sezonin e kaluar. Mendoj për ato ndeshje dhe jam i bindur se kjo skuadër do ta tregojë vlerën e saj. Jam i bindur se ne do ta eliminojmë Real Madrid”, ka përfunduar tekniku i PSZH-së.

Leave a Reply