Reush shumë afër Milanit, “Puma” ndihmon në këtë transferim

Para disa ditëve Milani njoftoi se ka arritur marrëveshje sponzorimi me kompaninë e njohur për veshje sportive “Puma”. Ky partneritet në arkat e Milanit do të sjellë nga 12-15 milion euro në vjet, ndërsa gjithashtu do shtohen edhe bonuse të ndryshme.

Ndërkohë “Tuttosport” në numrin e saj të sotshëm ka publikuar një lajm interesant, ku njofton se drejtori sportiv i “kuqezinjëve”, Masimiliano Mirabeli është i gatshëm për të filluar negociatat me Borusinë e Dortmundit për angazhimin e Marko Reush.

Kontrata e futbollistit gjerman me Dortmundin skadon verën e vitit 2019-të, ndërsa me shumë gjasa të njëjtën nuk do ta vazhdojë.

Milanit për angazhimin e gjermanit do i nevojiten 40 milion euro, ndërsa pritet që “Puma” të ndihmojë në këtë transferim.

Leave a Reply