Ançeloti dhe Klopp shkruajnë historinë në Ligën e Kampionëve, njëri për të mirë e tjetri për të keq

Karlo Ançeloti dhe Jurgen Klop shkruajnë emrin e tyre në historinë e Ligës së Kampionëve. Italiani e fitoi për të katërtën herë, nga gjithsej 5 finale që ka arritur, si asnjë trajner tjetër më parë.

Në vitet 2003 dhe 2007 ai këtë trofe e fitoi me Milanin, kurse në vitin 2014 e kishte ngritur me Real Madridin, me të cilën skuadër  një gjë të tillë bëri edhe sonte.

Për dallim nga Ançeloti, gjermani Jurgen Klop ka barazuar rekordin e finaleve të humbura në kuadër të Ligës më prestigjioze europiane.

Gjermani ka humbur 3 finale, edhe atë dy herë i ka ndodhur me Liverpullin ndaj Realit të Madridit, ndërsa një finale tjetër e kishte humbur në krye të Borusia Dortmundit nga Bajerni i Munihut.

Tre finale si trajner ka humbur edhe italiani, Marçelo Lipi, edhe atë në vitiet 1997, 1998 dhe 2003.

Leave a Reply