Futsal, shorti për ndeshjet çerekfinale vë përballë Juventus Seravën dhe Futsal Shkupin

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Goglat përballë njëra tjetrës vendosën dy skuadrat shkupjane nga Komuna e Çairit, Juventus Seravën dhe Futsal Shkupin. Është kjo njëherit edhe ndeshja më interesante e kësaj faze, ku skuadra e Shkëndijës, që bëri surprizën më të madhe në kuadër të 1/8 së finales do të përballet me Ovçe Polen në transfertë.

Në dy ndeshjet tjera çerekfinale Ciko do të përballet me ekipin e Crna Rekës, një ndër skuadrat favorite për tu inkuadruar në Ligën e Parë, teksa Bixho do të përballet me Zhelezarecin.

Leave a Reply