Çeferin kundër VAR: Nuk do të përdoret në Ligën e Kampionëve

Sistemi për ripërsitje në favor të arbitrave, ndryshe i njohur si sistemi VAR, nuk do të përdoret në ndeshjet e sezonit të ardhshëm Ligës së Kampionëve Europian, njoftoi sot para gazetarëve presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

“E di se do të ketë një mbledhje të Bordit Ndërkombëtarë për rregullat e lojës (IFAB). Dhe nuk e besoj se do të pajtohen për të përdorur sistemin për video përsëritje në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i sigurtë se ky sistem nuk do të përdoret sezonin e ardhshëm në këtë kompeticion” – tha Çeferin.

Numri një i futbollit europian, kërkon më shumë siguri për vlerat reale të tekonologjisë, duke lënë të hapura zgjedhjet për të ardhmen e kompeticionit më të madh europian. Sipas tij, Kupa e Botës do të jetë e rëndësishme në këtë aspekt:

“Unë nuk jam kundër, por është e nevojshme të shpjegohet më mirë kur duhet përdorur. Të shohim çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Do të luftoj fort për të stabilizuar një farë ekuilibri. Dhe dua të jem sa më realist”, – ka thënë presidenti i UEFA-s në kongresin që po zhvillohet në Bratisllavë.

Leave a Reply