Futsal, Shkupi dhe Velesi vazhdojnë garën për titull, zhgënjen sërish  SEEU

Gjatë fundjavës që lamë pas në elitën e futsalit vendor, janë zhvilluar ndeshjet e rradhës, ku spikasin fitoret e thella të dy skuadrave më të mira në vend, Shkupit dhe Velesit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra lidere e Futsal Shkupit këtë javë me reuzltatin 3:8 mundi Cikon në transfertën në Gjevgjeli, ku sërish spikatën treshja Seferi, Alili dhe Ceka që shënuan nga dy gola. Që të tre kanë marrë një ftesë nga ana e seleskionuesit Ivan Bozhoviç për turneun “Adem Jashari” që nga data 2 deri me 5 mars do të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa përveç tyre në listën e golashënuesve përballë Ciko-s, u regjistruan edhe Arsim Fazliu dhe Ivan Sotirovski.

Fitore të thellë këtë javë regjistroi edhe Velesi që në parketin vendas me rezultatin 14:3 mundi Zhelezarecin, teksa Juventus Serava para tifozëve të vetë në palestrën “Enver Idrizi” me rezultatin 6:2 mundi Mal Ajaksin, transmeton “infOSport.mk”.

Sa i përket skuadrës së tretë shqiptare që garon në elitën e futsalit vendor, SEEU nga Tetova, këta të fundit pësuan edhe disfatën e 13-të në 14 ndeshje të zhvilluara, kësaj rradhe duke u mundur nga Kratova me rezultatin 7:4.

Leave a Reply