Çallanders i lumtur që do të drejtojë Kosovën

Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme emëroi zviceranin, Bernard Çallanders si seleksionues të ri të përfaqësueses “verdhë e kaltër”.

Tekniku zviceran firmosi kontratë 2 vjeçare me FFK-në, ndërsa në Kosovë vjen me një karrierë të mirë, duke ditur që më herët ka punuar në shumë klube të njohura zvicerane si Cyrihu, Jang Bojsi e Sioni si dhe ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Armenisë gjatë periudhës 2014/15.

Faleminderit për besimin. Për mua është një kënaqësi e madhe që do të punoj për Kosovën. Për mua është një kënaqësi që do të marr këtë ekip. Ekipi është i ri. Deri më tani kanë bërë punë të madhe. Por, duhet të punojmë edhe më shumë, të marrim përvojë, të bëjmë progres”, është shprehur Çallanders.

Leave a Reply