Milani bënë për vete Pepe Reinan, a mund të largohet Donaruma!?

Pepe Reina do të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat. Portieri spanjoll do të mbetet pjesë e “Serie A”, duke vendosur që të kalojë në rradhët e Milanit. Një gjë të tillë bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave “kuqezinjtë” kanë finalizuar gjithçka, duke nënshkruar me portierin e Napolit, Pepe Reina. Ky i fundit thuhet se me Milanin ka arritur  një akord deri në vitin 2021, duke e bërë të qartë se Xhanluixhi Donaruma nuk do të qëndrojë edhe gjatë kohë në “’San Siro”, dhe se në fund të këtij sezoni mund t’u japë lamtumirën “rossonerëve”, për të shkuar në një klub tjetër ku Mino Raiola do t’i sigurojë një kontratë më të mirë.

Si destinacion i tij i mundshëm përmendet PSZH-ja, mirëpo nuk mungon një interesim i fuqishëm edhe nga kampionët e Juventusit si dhe disa skuadra angleze, që janë të gatshme ti plotësojnë kushtet financiare portierit të talentuar italian.

Sa i përket Pepe Reinas, ai me Napolin ka kontratë deri në fund të korrikut, kur edhe zyrtarisht do të bëhet një agjent i lirë, ndaj ajo që i mbetet të bëjë Milanit është thjesht të njoftojë zyrtarisht Napolin që ka një akord me 35-vjeçarin, sipas rregullores së FIFA-s për lojtarët në mbyllje të kontratës.

Leave a Reply