Barcelona pa Messin sonte ndaj Malagas

Ylli argjentinas, Lionel Messi do ti mungojë Barcelonës në takimin e sotshëm përballë Malagas, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Messi nuk do të jetë në këtë ndeshje për arsye personale, siç ka lajmëruar vetë klubi në “Tëitter”. Kjo do të jetë ndeshja e parë që Messi do të mungojë gjatë këtij edicioni në La Liga.

Edhe pse është raportuar si një mungesë për arsye personale, e njëjta mund të lidhet edhe me ndeshjen që Barcelona do ta zhvillojë ndaj Çelzit mesjavën e ardhshme në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian.

Ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në “Stemford Brixh” ishte mbyllur me barazimin 1:1, ndërsa pikërisht Messi kishte shënuar golin për skuadrën “katalunase”.

Leave a Reply