Stavrevi dëmtoi FC Shkupin, nuk akordoi penallti? (VIDEO)

Ndeshja e xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Sileksit dhe Shkupit e zhvilluar në Kraovë u mbyll me barazim 1:1. Mirëpo një rast në minutat e fundit të sfidës tërheqi vëmendje të madhe, ndërsa edhe pamjet filmike të dalura pas ndeshjes shfaqën skenën e qartë kur sulmuesi i FC Shkupit, Blaze Ilijoski ndalet me faul në zonën e rreptësisë, por arbitri kryesor Aleksandar Stavrev nuk akordon penallti, duke lënë që ndeshja të vazhdojë.

Me këtë veprim, si duket Stavrevi ka dëmtuar rëndë skuadrën nga Çairi, pasi këta të fundit me shumë gjasa mund ta mbyllnin ndeshjen me fitore nëse përfitonin 11-të metërsh. Kjo nuk është hera e parë që ky arbitër ka gjykim tendicioz ndaj ekipe shqiptare në LPFM, e sidomos kur ndeshjet luhen në stadiumin e Kratovës./InfOSport.mk

STAVREVI DËMTOI FC SHKUPIN, NUK AKORDOI PENALLTI? (VIDEO)

Публикувахте от infosport.mk в 12 март 2018 г.

Leave a Reply