Napoli gjen zëvendësuesin e portierit, Reina  

Napoli është duke biseduar me portierin e Real Madridit, Kejlor Navas. Mediat italian shkruajnë se napolitanët janë në kërkim të një portieri të ri pasi që Pepe Reina do të largohet nga “Sao Paulo” në fund të këtij sezoni.

Krerët e Napolit mësohet se janë duke zhvilluar negociatat me agjentin e “gardianit” nga Kosta Rika.

Real Madridi insiston që ta transferoj portierin e Mançester Junajtedit, David De Gean, dhe ardhja e mundshme e spanjollit tek “mbretërit” do t’i hapte rrugën largimit të Navas, i cili pjesë e kampionëve në fuqi të Spanjës është që nga viti 2014-të.

Leave a Reply