Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, ku dy skuadrat kryesuese Shkëndija dhe Vardari regjistruan fitore minimale ndaj kundërshtarëve të tyre, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija falë golit të Enis Fazlagiç mundi minimalisht Sileksin me rezultatin 1:0, ndërkohë me po të njëjtin rezultat Vardari mundi Renovën.
Golin e vetëm në këtë përballje, e cila për një moment ishte ndërprerë kah fundi i pjesës së parë për shkak fyerjeve nacionaliste të grupit të tifozëve “Komitët”, e realizoi Dejan Bllazhevski në minutën e 23-të.
Pobeda nën drejtimin e trajnerit të ri, Slobodan Krçmareviç mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:0, teksa Pelisteri falë golit të shënuar Aleksandar Ristevski në minutën e 93-të, i shpëtoi disfatës në transfertën ndaj Akademia Pandev.
Java e 24-të mbyllet të dielën me ndeshjen midis Shkupit dhe Skopjes.
|
LPFM, Java XXIV |
||
| A.Pandev | 1 : 1 |
Pelisteri |
| Pobeda | 2 : 0 | Rabotniçki |
| Shkëndija | 1 : 0 | Sileksi |
| Vardari | 1 : 0 | Renova |
| E diel: | ||
| Shkupi |
14:00 |
Skopje |
