Maliq Beluli vendos derbin shqiptarë në LDFM – Perëndim (VIDEO)

Derbi shqiptarë i javës së 17-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim midis Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum është mbyllur me fitoren minimale 1:0 të skuadrës kërçovare, njofton “infOSport.mk”.

Ka mjaftuar goli i Maliq Belulit në minutën e 79-të që Vëllazërimi ti gëzohet fitores në këtë ndeshje, që ishte e vetmja e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Konferencën e Perëndimit.

Me këtë fitore Vëllazërimi tashmë barazohet me Gostivarin në krye të renditjes, që të dyja skuadrat me nga 31 pikë, teksa Struga Trim Lum tashmë zhvendoset në pozitën e tretë me 27 pikë.

Festa pas kësaj fitore ishte shumë e madhe në dhomat e xhveshjes së Vëllazërimit, që me trajnerin Xhengis Rexhepi në krye po regjistron dy fitore të njëpasnjëshme.

FT | KF VELLAZERIMI vs STRUGA 1-079 min Maliq BeluliMundi dhe sakrifica u shperblyen me nje gol ne minuten e 79 me koke nga ana e Maliq Belulit… Faleminderim edhe per tifozerine kercovare qe sot mbushen stadiumin duke i dhene perkrahje maksimale klubit… se bashku do ia dalim ⚪️🔵

Публикувахте от K.F. Vëllazërimi Kërçovë в 17 март 2018 г.

Leave a Reply