Një tifoz i Çelzit kishte vdekur pas humbjes nga Barcelona

Emmanuel Offin nga Ghana, ka humbur jetën e tij kur kishte kolapsuar pas humbjes 3:0 të skuadrës së tij të zemrës, Çelzit nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Sipas raporteve, Offin i cili përshkruhet nga familja e tij si “fans i flaktë i Chelseas”, ishte alivanosur dhe kishte vdekur në Asuoyeboah, një zonë periferike në Kumasi, teksa po kthehej në shtëpi, pak minuta pas fshkëllimës së fundit të ndeshjes në “Kamp Nou”.

Gruaja e të ndjerit 24 vjeçar, Linda, konfirmoi këtë lajm për radiostacionin ganez OTec FM, transmeton Klan Kosova.

Edhe vëllai i tij kishte foluar për këtë radiostacion, dhe kishte thënë se vdekja e Offinit kishte ardhur si një goditje e fortë për familjen e tyre.

Leave a Reply