Bajrami: Ndaj Skopjes vetëm fitorja vjen në shprehje

Xhiroja e 24-të e Ligës së Parë të Maqedonisë skuadrën e Shkupit e shkupit e vë përballë ekipit të Skopjes. Mesfushori me përvojë i “bardhekaltërve” nga Çairi, Muharem Bajrami, ka potencuar se kjo ndeshje duhet marrë me seriozitetin më të madh, pasi Skopje është treguar “arrë” e fortë për të gjithë konkurrentët në stinorin pranveror, duke regjistruar 4 barazime dhe një fitore.

“Sigurisht se ekipi i Skopjes në këtë stinor pranveror po luan shumë mirë, do të thotë ka arritur një fitore dhe katër barazime, kjo flet për seriozitetin që ka Skopje, pa marrë parasysh se është në pozitën e fundit, por ne si skuadër për momentin jemi në pozitën e katërt, që shpresojmë se Shkëndija do të fitojë edhe titullin e Kupës, që do t’i mundësojë pozitës së katërt automatikisht dalje në Evropë, që do të thotë në ndeshjen kundër Skopjes duhet të arrijmë fitore, që për ne çdo rezultat tjetër do të ishte dështim”, – ka thënë Bajrami.

Ndeshja Shkupi – Skopje zhvillohet sot në Gostivar, shkaku që stadiumi i Çairit edhe më tutje duhet pritur për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit pranveror.

Leave a Reply