PSZH vetëm një hap larg titullit kampion (VIDEO)

Skuadra e Paris Sen Zhermenit është shumë afër zyrtarizimit të titullit kampion në Ligue 1. Parisienët shënuan fitore 1:2 si mysafir ndaj Nicës në ndeshjen e javës së 30-të, me ç’rast vendi i parë i tyre duket i paluhatshëm.

Ishin vendasit ata të cilët të parët avansuan në këtë ndeshje me golin e realizuar nga ana e Alan Sen Maksimen në minutën e 17-të, mirëpo nuk vonoi shumë dhe Anhel Di Maria arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Për fitoren e PSZH-së u përkujdes Dani Alvesh me golin e realizuar në minutën e 82-të, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren e 27-të në kampionat skuadrës së tij. Me këtë fitore skuadra e Unaj Emerit tashmë ka 83 pikë, 17 më shumë se Monako e vendit të dytë, ashtu që është më se e qartë se PSZH-ja që ka mesi i muajit prill mund ti gëzohet titullit kampion.

Leave a Reply