Ramadani debuton me disfatë në bankinën e FC Shkupit (VIDEO)

Zekirja Ramadani ka debutuar me disfatë në bankinën e FC Shkupit, skuadër kjo e cila në rolin e nikoqirit në Gostivar sot pësoi disfatë nga skuadra e fundit në tabelë, Skopje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga lagjja e Hekuranës së Shkupit edhe njëherë tjetër dëshmoi se ka ndryshuar fytyrë dhe se është e vendosur që deri në fund të luftojë për mbijetesën në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Të besuarit e trajnerit Lupço Markovski tashmë 6 ndeshje me rradhë në kuadër të stinorit pranveror nuk dinë për disfatë, ndërsa ishte kjo fitorja e dytë pas asaj në Kratovë ndaj Sileksit. FC Shkupi me lojën e treguar sot në stadiumin e qytetit të Gostivarit nuk meritoi asgjë më tepër, pasi në asnjë mënyrë nuk bindën me lojën e tyre që shfaqën në fushën e blertë.

Edhe pse skuadra e Ramadanit kishte në disponim topin, ata në asnjë rast nuk arritën që të krijojnë ndonjë rast më konkret para portës së mysafirëve, të cilët në anën tjetër luajtën një lojë shumë të qetë dhe me shumë mençuri, që në fund rezultoi me dy gola në rrjetën e Burhan Mustafës, nga një në secilën pjesë.

Skopje avanson ndaj FC Shkupit

Ish sulmuesi i FC Shkupit, Dario Desniq ndeshkon "bardhekalterit" nga ÇairiSHKUPI – SKOPJE 0:1(D. Desniq 9')

Публикувахте от infosport.mk в 18 март 2018 г.

Dario Desniq duke shfrytëzuar mosmarrëveshjen midis mbrojtësve Tipuriç dhe Krivanjeva në minutën e 9-të kaloi në epërsi Skopjen, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkupi 0, Skopje 2 e vendosi francezi Doseh Koffi me golin e realizuar në minutën e 55-të.

Kofi shenon edhe golin e dyte ne rrjeten e FC Shkupit

FC SHKUPI – SKOPJE 0:2(D. Koffi 55')

Публикувахте от infosport.mk в 18 март 2018 г.

Edhe pse deri në mbyllje të takimit kishte edhe mjaft kohë për tu zhvilluar, FC Shkupi nuk arriti që të bëjë diç më tepër, ashtu që edhe pas xhiros së 24-të mbetet në kuotën e 29 pikëve, duke ruajtur në këtë mënyrë pozitën e katërt.

Në anën tjetër Skopje pas kësaj fitore shton edhe më shumë shpresat për mbijetesë, pasi tashmë me 20 pikë, ka vetëm dy pikë më pak se skuadra e parafundit në tabelë dhe 5 më pak se Pobeda e vendit të 8-të.

Leave a Reply