Obamejang “pushton” Londrën me 4 makina që kapin vlerën e 810 mijë sterlinave

Sulmuesi e Arsenalit, Pier Emerik Oabamejang, duket se përveç futbollit ka dhe një pasion tjetër, atë për makina të shtrenjta. Vetëm pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Dortmundit ka marrë në Angli disa nga makinat që ka pasur në Gjermani.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, sulmuesi ka ende makina të tjera në Dortmund, vlera e të cilave arrin deri në 1 milion sterlina, teksa në Londër ka vendosur të merrë vetëm 4 vetura, që arrijnë shifrën e 810 mijë sterlinave.

Në Londër Obamejang ka marrë veturat e markave, Porsche Panamera (£140,000), Lamborghini Aventador ( £270,000), Ferrari 812 (£250,000) dhe Range Rover Sport (£150,000).

Lista e makinave dhe vlera e tyre që ka në Gjermani:
Audi R8 V10 Plus – £128,000
Aston Martin DB9 Volante 2 – £140,000
Ferrari 488 Spider – £205,000
Porsche Panamera Mansory C One – £113,000
Volksëagen Beetle Cabriolet – £22,000
Porsche Cayenne – £60,000
Ferrari 458 Italia – £200,000
Audi R8 2013 – £128,000
Lamborghini Gallardo – £141,000

Leave a Reply