Bejl thyen rekord, bëhet golashënuesi më i mirë i Uellsit

Përfaqësuesja e Uellsit shkatërroi 6-0 Kinën në turneun “China Cup”, ku marrin pjesë edhe Uruguaji me Republikën Çeke. Më shumë se rezultati i thellë në favor të Uellsit përbën lajm fakti që 3 nga gjashtë 6 golat e skuadrës britanike i shënoi Gareth Bejl, i cili hyri në histori si golashënuesi më i mirë për këtë përfaqësuese.

“Ylli” i Realit të Madridit parakaloi me një finalizim më shumë Ian Rush, ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe të Juventusit, që kur u tërhoq nga përfaqësuesja e Uellsit kishte shënuar 28 gola.

“Është një arritje e madhe e cila mund të krahasohet me titujt si La Liga, Copa del Rey dhe Champions League. Nuk e kam ëndërruar kurrë kur isha fëmijë. Është një nga gjërat më të bukura që kam arritur në karrierën time”, u shpeh i ngazëllyer Bejl.

Leave a Reply