Shkrtel humb ndjenjat, Duda i nxjerr gjuhën dhe i shpëton jetën (VIDEO)

Momente paniku për shëndetin e mbrojtësit Martin Shkrtel, gjatë miqësores Sllovaki – Tajlandë. Gjatë pjesës së parë mbrojtësi i skuadrës së njohur turke të Fenerbahçes u godit nga topi në pjesën ballore të kokës, duke rënë pa ndjenja në tokë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shokut të tij të skuadrës Ondrej Duda, i cili i nxorrën gjuhën, por edhe të stafit mjekësor, 33-vjeçari u mbajt në jetë.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, derisa u kuptua që futbollisti nuk kishte më rrezik për jetën.

Çuditërisht, Shkrtel u rikthye në fushë dhe luajti edhe për 45 minuta të tjera, për t’u zëvendësuar vetëm në minutën e 72-të nga mbrojtësi i Interit, Shkriniar.

Ndryshe sa i përket fituesit të këtij takimi të zhvilluar në Bangkok, ishte ajo Kombëtarja e Sllovakisë që mundi Tajlandën me rezultatin 3:2.

Leave a Reply