Pjaca huazohet te Shalke!

Futbollisti i talentuar kroat, Marko Pjaca me shumë gjasa do të huazohet nga Juventusi te Shalke 04. Mesfushori me tipare sulmuese thuhet se ka pranuar kalimin 6-mujor te skuadra gjermane, ndërsa thuhet se Shalke do të paguaj nga 1 deri 1.5 milion euro për pagën e kroatit.

Pjaca u transferua nga Dinamo Zagreb te Juventusi në vitin 2016-të, por sezonin e shkuar pësoi një dëmtim të rëndë duke e detyruar të qëndronte për shumë muaj larg fushave të blerta.

Tashmë ai do të ketë mundësinë për të luajtur te Shalke, edhe pse mediat gjermane raportojnë se së fundmi edhe  Volfsburgu është futur në garë për shërbimet e kroatit, për shërbimet e të cilit interesim, gjithnjë për të huazuar atë kishin shfaqur edhe Monako dhe Zenit Petersburgu.

Leave a Reply