UEFA sjellë risi në rregulloret e Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa

Me kalimin e viteve, Liga e Kampionëve dhe Liga Europa janë dy kompeticione që kanë pësuar ndryshime, ndërsa këtë herë UEFA ka vendosur të kryej një revolucion në formulën e dy eventeve me të rëndësishëm të futbollit europian, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Vendimi është marrë pas një sërë diskutimesh, e fundit ishte ajo në Bratislavë, ku komiteti ekzekutiv i UEFA-s së bashku me shoqatën ndërkombëtare të futbollit kanë miratuar ndryshimet në rregullore që do të nisin të zbatohen që nga sezoni 2018-2019.

Kështu duke nisur që nga viti i ardhshëm në takimet me elemenim direkt, skuadrat do të kenë mundësi të kryejnë katër zëvendësime, por i katërti do të mund të kryhet vetëm nëse ndeshja shkon me shtesa, ndërsa brënda 90 minutëshit të rregullt vazhdon rregulli i 3 zëvendësimeve të bëra.

Ndërkohë për finalen e Ligës së Kampionëve, Liga Europa dhe Superkupës së UEFA-s, skuadrat do të kenë mundësi të grumbullojnë 23 futbollistë nga 18 që e lejon rregullorja e tanishme. Kjo i lejon ekipet të kenë në stol 12 alternativa nga 7 që kanë aktualisht.

Ndryshime do të bëhen edhe përsa i përket orarave të sfidave në Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa. Për të parën here rregullorja ka miratuar që ndeshjet e fazës së grupeve, atyre të 1/8-ave, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në orën 21:00. Gjitashtu gjatë gjithë këtyre fazave, dy ndeshje që do të luhen të martën dhe dy të mërkurën do të nisin në orë 18:55. Përjashtime nga oraret e këtyre takimeve mund të behën vetëm nën administrimin e UEFA-s .

Ndërsa përballjet e Liga Europa, nga faza e grupeve e deri në atë të 1/8-ave do të luhen në 18:55 dhe 21:00. Në parim ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen të gjitha në të njëjtin orar. Ndërkohë faza çerekfinale dhe gjysëmfinale do të nisin të luhen në orën 21:00 dhe këtu përjashtime mund të bëhen nën administrimin e UEFA-s.

Në pikën katër të rregullores së re, në lidhje me rregjistrimin e lojtarëve pas fazës së grupeve për të dy kompeticionet europiane, klubet mund të përfshijnë në listat e tyre tre lojtarë të rinj. Ky ndryshim nuk i vendos kufizime ekipeve të cilët duan të përfishjnë në lista lojtarë të afruar gjatë merkatos dimërore.

Siç ndodh në Ligën e Kampionëve, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, skuadrat që kanë fituar Liga Europa nga tre herë radhazi ose deri në pesë trofe do tu vendoset një simbol në fanellë.Ekipi i vetëm që mund të përfitojë nga kjo rregullore është Sevilja. “Andaluzianët” e kanë ngritur plot pesë herë trofeun e Liga Europa.

Leave a Reply