Diego Kosta: Falënderoni Zotin që jua ka falur Mesin!

Diego Kosta, autor i golit të parë të Spanjës në fitoren e thellë 6-1 me Argjentinën u dha një mesazh të qartë tifozëve të “Albicelestes”. Sipas tij, pa Lionel Messin, Argjentina nuk ekziston.

“Duhet të bëjnë një analizë në të gjitha aspektet. Ju në Argjentinë e kritikoni shumë Messin, por u duk qartë se kur mungon ai, është tjetër gjë. Një lojtar si Messi nuk kritikohet, thjesht duhet të falënderoni Zotin që jua ka falur. Messin duhet ta trajtoni gjithmonë mirë. Edhe nëse paraqitet keq në ndonjë ndeshje, me të në fushë Argjentina është më e forte”, ka thënë Kosta.

Leave a Reply