5 kandidat në garë për stolin e Borusia Dortmundit!

Peter Stoger nuk do të jetë trajneri i Borussia Dortmund në sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës “Kicker” ka pesë kandidatë për të marrë drejtimin e skuadrës, në kërkim të lavdisë së humbur në vitet e fundit: Julian Nagelsmann i Hoffenheim, Lucien Favre i Nice, Niko Kovac i Eintracht, Ralph Hasenhuttl i RB Leipzig dhe Hannes Volf, ish-trajneri i Stuttgart aktualisht trajneri i ekipit U-19. Kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga fundi i Bundesliga, Borussia Dortmund renditet në vendin e tretë me katër pikë avantazh ndaj Bayer Leverkusen të vendit të pestë në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply