Bonuçi shënon dhe feston ndaj ish ekipit të tij, pjesa e parë mbyllet me barazim (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 pjesa e parë e super derbit të javës së 30-të midis Juventusit dhe Milanit, njofton “infOSport.mk”.

Është ky derbi i 193-të mes këtyre dy skuadrave në “Serie A”, të cilën me një gol të bukur të shënuar nga distanca e hapi Paolo Dybala në minutën e 8-të, teksa barazimin Milanit ia siguroi kapiteni i tyre, Leonardo Bonuçi.

Ish futbollisti juventin shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 28-të, duke shtangur tifozët vendas, të cilët gjatë çdo kontakti të tij me topin e fërshëllenin atë, ndërsa ua riktheu me një festë të madhe me tifozët “kuq e zi”, që kishin udhëtuar drejt Torinos.

KËTU mund të ndiqni golat e pjesës së parë nga përballja Juventus-Milan.

Leave a Reply