“Këpuca e Artë”, të gjithë në ndjekje të Mohamed Sallah

Mohamed Sallah me Liverpullin e tij po shkëlqen në Premierligën angleze, ndërsa golat e tij po ndihmojnë “Të Kuqtë” që të ngjiten lartë e më lartë në renditjen tabelare. Super ylli egjiptian deri më tani është golashënuesi më i mirë për sezonin 2017/2018 në TOP5 liga europiane, duke lënë mbrapa yjet e futbollit europian.

Sallah kryeson klasifikimin aktualisht në kuotën e 58 pikëve, falë 29 golave që ka shënuar këtë sezon në Premierligë, ndërsa pas tij në kuotën e 52 pikëve, apo 26 golave të shënuar qëndrojnë Robert Levandovski i Bajernit të Munihut dhe Çiro Immobile i Lacios.

Vetëm vendi i katërt për Lionel Messin e Barcelonës, i cili me 25 golat e tij këtë edicion aktualisht ndodhet në kuotën e 50 pikëve. Me vetëm gjysmë pike më pak, por me më shumë gola se të gjithë, gjithsej 33, në pozitën e pestë renditet braziliani Xhonas i Benfikës, kjo për faktin se koeficineti i golave të shënuar në kampionatin elitarë portugez llogaritet në 1.5, teksa në TOP5 liga europiane, koeficienti i përllogaritjes është 2.

Leave a Reply