Kiellini: Ndaj Realit jo për hakmarrje, por për të prekur sërish finalen

Mbrojtësi italian i Juventusit, Xhiorxhio Kiellini ka folur në konferencë për shtyp para takimit të parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ai thotë se ai me shokët nuk e kanë ndërmend t’i hakmerren skuadrës spanjolle për humbjen në sezonin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve, kur në Kardif u mundën me rezultatin e thellë 1:4.

“Ne nuk jemi për hakmarrje ndaj Real Madridit. Ne gjithashtu kemi kujtime pozitive kundër ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve. Nëse doni të shkoni deri në finale, ju duhet të përballeni me kundërshtar të këtij kalibri”, – është shprehu Kiellini.

Ndeshja mes Juventusit dhe Real Madridit në program është të martën në mbrëmje me fillim në 20:45.

Leave a Reply