Klop: Sallah meriton të zgjidhet futbollisti i vitit në Premierligë

Trajneri i Liverpullit Jurgen Klop ka thënë se sulmuesi i tij Mohamed Sallah e meriton të shpallet futbollisti i vitit para sulmuesit të Mançester Sitit, Kevin De Brujne.

Strategu gjerman e ka ndihmuar shumë egjiptian Sallah që të bëhet një ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë. Sallah pas transferimit nga Roma është bërë lojtari kryesor të skuadra e gjermanit dhe është duke thyer çdo rekord të mundshëm në Premier Ligë.

“Mendoj se Sallah e meriton të shpallet lojtari i vitit 100 %, të dy futbollistët kanë bërë një sezon fantastik, duke shënuar gola vendimtar për ekipet e tyre, unë them se Sallah e meriton po nëse them se Kevin De Brujne nuk ka asnjë shansë të shpallet futbollist i vitit, unë gënjej pasi edhe ai është një futbollistik fantastik, ndërsa me Sitin e tij ai do të shpallet kampion në Angli”, deklaroi gjermani Klop.

Mohamed Sallah në 31 ndeshje kampionale ka shënuar 29 gola, dhe aktualisht udhëheq listën e golashënuesve jo vetëm në Premierligë, por në TOP5 Ligat europiane, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj si Levandovski, Messi dhe Ronaldo.

Leave a Reply