Mohamed Sallah pjesë e fushatës kombëtare kundër drogës në Egjipt (VIDEO)

Sulmuesi më në formë në futbollin europian, Mohamed Sallah është bërë pjesë e fushatës kombëtare kundër drogës në Egjipt.

Fushata “You Are Stronger Than Drugs” është nisur nga Fondi për Kontrollin e Drogës dhe Trajtimin e Varësisë (FDCTA), lidhur me Ministrinë e Solidaritetit Social të Egjiptit, sipas një raporti në gazetën Al-Masry El-Youm.

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Sallah, i cili u paraqit në reklamat e mëparshme të fushatës, u citua më parë të thoshte se pjesëmarrja e tij është në përputhje me besimin e tij në rëndësinë e luftës kundër varësisë së drogës midis të rinjve egjiptianë.

Në reklamë, një i ri është i rrethuar nga një grup shokësh, duke përfshirë disa që janë të varur nga droga, duke shikuar ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës midis Egjiptit dhe Kongos.

Pasi Kongo shënon një gol, shokët vendosin mos ta shikojnë më ndeshjën. Por i riu vazhdon ta shikojë Salahun duke inkurajuar shokët e tij dhe pastaj të arrijë një gol kundër Kongos, duke siguruar që Egjipti të kualifikohet për Kupën e Botës, Rusia 2018.

“Bëhuni të varur nga suksesi, mos u bëni të varur nga ajo që ju ka tërhequr prapa. Ju jeni më të fortë se dorëzimi, mos lejoni (drogat) t’ju mposhtin. Ju jeni më të fortë se droga. Ju definitivisht nuk do të lejoni që t’ju mposhtin,” – thotë Salah.

Pas kësaj kampanje dhe fjalëve të Sallah, mediat në Egjipt raportojnë se tani linja telefonike për rehabilitim ka pasur një rritje prej 400% të thirrjeve.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply