Ikardi mbetet jashtë botërorit “Rusi 2018”!

Sulmuesi i Interit, Maurito Ikardi ka mbetur jashtë listës së Kombëtares së Argjentinës për botërorin e këtij viti, “Rusi 2018”.

Një gjë të tillë bënë të ditur televizoni argjentinas “TyC Sports”, sipas të cilëve tashmë janë vendosur emrat që do të jenë pjesë e kompeticionit më të madh në botë për shtete që do te zhvillohet gjatë kësaj vere.

Sipas të njëjtit burim pjesë e listës pritet të jetë sulmuesi i Racing Avellanda, Lautaro Martinez, i cili pas Botërorit pritet ti bashkohet skuadrës së Interit.

Megithatë kjo nuk është diçka definitive dhe për këtë duhet të presim listën përfundimtare, të cilën pritet ta bëjë publike trajneri Sampaoli.

 

Leave a Reply