Bonuçi: Falënderoj Zotin që s’isha kur arbitri i dha penalltinë Realit

Vazhdon edhe më tej të diskutohet penaltia e dhënë nga ana e arbitrit anglez, Oliver në favor të Realit të Madridit në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian kundër Juventusit. I fundit që ka folur lidhur me këtë penalti shumë të diskutuar, ka qenë ish futbollisti i Juves, aktualisht pjesë e Mailnit, Leonardo Bonuçi.

Kapiteni i “rossonerëve” ka deklaruar se edhe ai do të mund ta kishte humbur kontrollin, nëse do të luante për Juventusin, kur u dha penalltia në favor të Real Madridit.

Xhanluixhi Bufon u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit me zemërim kundër arbitrit, Majkëll Oliver, i cili dha atë penallti të diskutueshme në minutën e 93-të dhe shuajti shpresat e “bardhezinjëve” për të avancuar më tej në këtë garë.

Bonuçi, tha se i ishte mirënjohës Zotit, që nuk ishte i pranishëm, kur u dha ajo penallti.

“Çfarë mendova unë në atë moment? Faleminderit Zotit që nuk isha aty, kur arbitri akordoi penalltinë. Mendova se ndoshta nuk mund t’i mbaja nën kontroll instiktet e mia”,- tha ai për “Premium Sport”.

Rikujtojmë Juventusi deri në minutën e 93-të po avansonte me rezultatin 0:3 ndaj Realit dhe vetëm edhe disa sekonda duheshe që ndeshja të ju drejtohej vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, mirëpo goli i realizuar nga Ronaldo nga pika e bardhë, shuajti shpresat e Juves, që në këtë mënyrë u përshëndet me garat e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve. Kësisoj ishte Real Madridi që u kualifikua për në gjysmëfinale, ku e pret përballja me Bajern  Munihun, teksa në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Liverpulli dhe Roma.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply