FC Shkupi dhe Renova kanë arritur fitore të mëdha në ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Të dyja skuadrat shënuan fitore identike 2:1, me Shkupin që në transfertë mundi Akademia Pandevin, teksa Renova falë golit të shënuar në minutat shtesë nga ana e sulmuesit të talentuar, Vlatko Stojanovski arriti që të mund Rabotniçkin.
Dy ndeshjet tjera të zhvilluara në orën 16:00 u mbyllën me rezultatin identik 1:1, teksa Shkëndija në derbin e javës në arenën “Filipi i Dytë” mundi Vardarin me rezultatin 2:3, duke bërë që tashmë të ketë një diferencë prej 23 pikësh ndav kundërshtarit të tij të sotëm.
|
LPFM, Java XXVIII |
||
| Vardari | 2 – 3 | Shkëndija |
| A. Pandev | 1 – 2 | Shkupi |
| Skopje | 1 – 1 | Sileksi |
| Pelisteri | 1 – 1 | Pobeda |
| Renova | 2 – 1 | Rabotniçki |
| Renditja Tabelare | ||||||||
| # | Ekipi | Nd. | F | B | D | G-av. | Pikë | |
| 1. | Shkëndija | 28 | 23 | 3 | 2 | 80:21 | 72 | |
| 2. | Vardari | 28 | 14 | 7 | 7 | 44:27 | 49 | |
| 3. | Sileksi | 28 | 11 | 9 | 8 | 24:27 | 42 | |
| 4. | Rabotniçki | 28 | 9 | 8 | 11 | 36:35 | 35 | |
| 5. | Renova | 28 | 8 | 10 | 10 | 29:40 | 34 | |
| 6. | Shkupi | 27 | 8 | 9 | 10 | 31:37 | 33 | |
| 7. | A. Pandev | 28 | 7 | 11 | 10 | 31:36 | 32 | |
| 8. | Pobeda | 28 | 6 | 8 | 14 | 27:46 | 26 | |
| 9. | Pelisteri | 27 | 5 | 10 | 12 | 26:41 | 25 | |
| 10. | Skopje | 28 | 4 | 13 | 11 | 14:32 | 25 | |
