As Vardari nuk mund ta ndal dot Shkëndijën, titulli kampion po buzëqesh (VIDEO)

Shkëndija nuk ndalet as nga Vardari, ndërsa titulli kampion po i buzëqesh skuadrës tetovare, e cila sot në arenën “Filipi i Dytë” shënoi fitore 2:3 ndaj rivalit kryesor për titull, njofton “infOSport.mk”.

Goli i Besart Ibraimit ndaj Vardarit

Goli i Besart Ibraimit ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 0:1(B. Ibraimi 6')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Shkëndija ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, ndërsa superioritetin e tyre ata e dëshmuan që në startin e takimit, kur me anë të Besart Ibraimit në minutën e 6-të kaluan në epërsi.

Vardari barazon ndaj Shkendijes

Vardari barazon rezultatin ndaj ShkëndijësVARDARI – SHKËNDIJA 1:1(B. Kolevski 43')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Ky gol ishte valid deri në dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur Bojan Kolevski nga afërsia barazoi shifrat në 1:1. Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa fillimi i pjesës s dytë doli të jetë shumë efikas, ku në 15 minutat e para u shënuan tre gola, shkruan “infOSport.mk”.

Ishin vendasit ata të cilët shënuan të parët në këtë pjesë, kur Bllazhevski në minutën e 46-të nga pika e bardhë shënoi për 2:1.

Vardari qe ne minuten e pare te pjeses se dyte shenon ndaj Shkendijes

Vardari qe ne minuten e pare te pjeses se dyte shenon ndaj Shkendijes VARDARI – SHKENDIJA 2:1(D. Bllazhevski 46')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Megjithatë ky gol nuk ndikoi negativisht te mysafirët nga Tetova, të cilët vetëm pas 5 minutave lojë iu kundërpërgjigjën Vardarit me super golin e shënuar nga ana e Besart Ibraimit, i cili nga gjuajtja e lirë lëshoi një predhë të vërtetë që nuk kishte kundërpërgjigje nga ana e portierit vendas, Aleksovski.

Besart Ibraimi bombardon porten e Vardarit

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT, BARAZOHET REZUTATI NE ARENEN "FILIPI I DYTË"VARDARI – SHKËNDIJA 2:2(B. Ibraimi 51')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

I njëjti ishte pa përgjigje edhe në minutën e 59-të, kur falë jo zgjuarsisë së bashkëlojtarit të tij të mbrojtjes, Hambarxhumian, Vvisar Musliu përfitoi nga kurthi jo i mirë i ofsajdit dhe i papenguar nga askush shënoi për rezultat 2:3.

SHKËNDIJA AVANSON SËRISH NDAJ VARDARIT

SHKËNDIJA AVANSON SËRISH NDAJ VARDARITVARDARI – SHKËNDIJA 2:3(V. Musliu 59')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Deri në mbyllje të takimit rezultati mbeti i pandryshuar, ndërsa kjo fitore hap rrugën drejt titullit kampion të Shkëndijës, që tashmë edhe zyrtarisht mund të festojë të dielën në Tetovë me fitore eventuale ndaj FC Shkupit.

Leave a Reply