Shkupi arrinë fitoren e parë me Ramadanin që hap dyert e Europës (VIDEO)

FC Shkupi ka regjistruar një fitore shumë të madhe në transfertën e vështirë në stadiumin Kukush në Turnovë të Strumicës, duke mundur me rezultatin 1:2 Akademia Pandevin, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ndryshe kjo fitorja e parë e “bardhekaltërve” nga Çairi nën drejtimin e Zekirja Ramadanit, fitore kjo që hap dukshëm dyert për pozitën e katërt dhe një vend në ndeshjet e Liga Europa.

SHKUPI AVANSON NDAJ A. PANDEV

SHKUPI AVANSON NDAJ A. PANDEVA. PANDEV – SHKUPI 0:1(B. Shabani 32')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Ndeshja filloi me inciativën e vendasve, mirëpo me kalimin e kohës, të besuarit e Ramadanit u ambientuan mjaft mirë, saqë brend a5 minutave arritën që të shënojnë dy gola në rrjetën e vendasve. Goli i parë erdhi në minutën e 33-të, kur Bazhe Ilijoski përveç aftësive të tij realizuese, tregoi edhe aftësitë e një asistuesi, kur mjaft mirë asistoi për Bunjamin Shabanin, që nuk e kishte të vështirë të shënojë në rrjetën e Vujanac.

BAZHE ILIJOSKI SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ A. PANDEV

BAZHE ILIJOSKI SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ A. PANDEVA. PANDEV – SHKUPI 0:2(B. Ilijoski 38')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe një diagonale e gjatë e portierit Zendeli gjeti para zonës kundërshtare sulmuesin Bazhe Ilijoski, i cili në stilin e manirit të golashënuesve të mëdhenj edhe për herë të dytë mposhti portierin vendas. Ishte ky një super gol që zu në gjumë ekipin vendas, pasi vetëm dy poteze iu deshën skuadrës së FC Shkupit, me autorë portierin Zendelin dhe Ilijoskin për të shënuar edhe golin e dytë. Dhe kur u mendua se me rezultatin 0:2 skuadrat do të shkojnë në pushim, një tollovie e krijuar në zonën e Zendelit bëri që arbitri Faton Mustafi të tregojë në pikën e bardhë, madje duke lënë FC Shkupin me një futbollistë më pak në fushë, pasi drejtëpërdrejtë me të kuq, Mustafi ndëshkoi Bllagoja Ljamçevskin.

MBYLLET PJESA E PARË NË TURNOVË, A. PANDEV – SHKUPI 1:2

MBYLLET PJESA E PARË NË TURNOVË, A. PANDEV – SHKUPI 1:2A. PANDEV – SHKUPI 1:2(Z. Baldovaliev 45+3')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Penaltinë e akorduar Baldovaliev e shndërroi në gol, që ishte njëherit goli i tij i 10-të këtë edicion dhe i 5-ti i shënuar nga pika e bardhë, transmeton “infOSport.mk”.

Pjesa e dytë, ashtu edhe siç pritej nisi me një ofenzivë të futbollistëve vendas, të cilët kërkonin golin e barazimit, mirëpo djelmoshat e Zekirja Ramadanit me në krye portierin Suat Zendeli heroikisht mbrojtën këtë rezultat, ndërsa pas barazisë numerike në fushë nga minuta e 77-të, kur për shkak kartonit të dytë të verdhë arbitri Mustafi nga loja përjashtoi edhe futbollistin vendas Çeshmexhiev, Shkupi madje tentonte të kanosej përmes rezervistit Jasharovski, i cili zëvendësoi të lënduarin, Bazhe Ilijoski, transmeton “infOSport.mk”.

Në fund edhe pas katër minutave shtesë dhe 14-të rivënieve nga këndi të skuadrës vendase fitorja i takoi FC Shkupit, që tashmë me 33 pikë dhe një ndeshje më pak renditet në pozitën e 6-të, me vetëm dy pikë më pak se Rabotniçki në pozitën e katërt, që sot pësoi nga Renova në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë.

Leave a Reply