Duka mbetet kryetar i FSHF-së edhe për 4 vitet e ardhshme!

Armand Duka konfirmohet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe për 4 vitet e ardhshme, duke fituar për herë të 5-të besimin e Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni. Kreu aktual i FSHF-së arriti të marrë më shumë vota që në raundin e parë, por jo aq sa duhej për të fituar direkt. Në balotazh, Duka mori 38 vota, kundrejt 24 të rivalit të tij, Bashkim Fino, ndërsa 3 vota ishin të pavlefshme.Në këto zgjedhje, krahas Dukës kandiduan edhe Bashkim Fino e Shpëtim Hala, me këtë të fundit që u skualifikua që në raundin e parë, pasi nuk mori asnjë votë.

Kjo ishte një nga betejat më interesante për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që kulmoi me debatin live të Dukës dhe Finos, në një studio televizive, ndërsa nuk munguan as akuzat e kundër-akuzat, por edhe tonet e larta.Gjithsesi, në përfundim të procesit zgjedhor, pavarësisht kontestimeve, kandidati Fino shtrëngoi duart me Dukën dhe e uroi për fitoren.

Leave a Reply