ZYRTARE, Bitang një futbollist i ri i Vardarit

Kamerunasi Klarens Bitang prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Vardarit. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa menjëherë i është bashkuar skuadrës kampione në stërvitje.

“Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre. Në Antalia isha disa ditë me këtë skuadër dhe mund të them se ka kualitet. Do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e dhënë dhe shpresoj se edhe këtë vit do të festojmë titullin e ri kampion. E di që për momentin klubi ndodhet në pozitën e dytë, mirëpo gjatë stinorit pranveror shkojmë që sa më shumë të fitojmë pikë dhe shpresoj se në fund do të festojmë edhe një titull tjetër kampion” – tha Bitang ne prezantimin e tij si futbollist i Vardarit, i cili gjatë karrierës së tij përveç në vendlindje kishte luajtur edhe në Tajlandë dhe Greqi.

Në Tajlandë ai kishte veshur fanellat e skuadrave të Vuaçon Junajted, Buriram Junajted dhe Çainat, ndërkohë sa i përket karrierës në Greqi, ai kishte luajtur me skuadra si Panilijakos, Olimpijakos Volos dhe Agrotikos, teksa së fundmi kishte veshur fanellën e Union Duala.

Vitin e kaluar ai kishte disa thirrje në ekipin e parë të Kombëtares së Kamerunit, ndërsa nënshkrimi i sotshëm me kampionët e Vardarit, erdhi vetëm pasi ai me sukses kaloi kontrollet mjekësore.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply