Zbulohet klauzola e lirimit te Nejmarit nga PSZH-ja

Pas vetëm një viti të kaluar te PSZH-ja, Nejmar mund të ndryshojë mjedis sërish. Një gjë të tillë bëjnë të ditur mediat franceze, sipas të cilave interesimi i disa skuadrave gjigande europiane ka bërë që drejtuesit parisien të vendosin edhe një klauzolë për shërbimet e brazilianit.

Gjithnjë sipas të njëjtave burime, klauzola për prishjen e kontratës së Nejmar me PSZH-në kap shifrën e 300 milionë eurove.

Braziliani akoma nuk është rikuperuar nga lëndimi që ka pësuar kohë më parë, megjithatë pritet që të jetë gati për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Nejmar verën e kaluar ishte transferuar te Paris Sen Zhermeni për çmimin e 222 milionë eurove nga Barcelona, ndërsa mësohet se interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur tre skuadrat gjigande, Real Madrid, Mançester Junajted dhe Mançester Siti.

Leave a Reply