Skopje këtë fundjavë do të luajë te stadium i Vëllazërimit

Pezullimi për dy ndeshjet jashtë stadiumit nga Autokomanda, ka detyruar Skopjen që edhe këtë fundjavë ta zhvillojë ndeshjen ndaj Akademia Pandevit në kuadër të xhiros së 29-të në LPFM, në Kërçovë, por jo në stadiumin e qytetit që luajti ndaj Sileksit.

Skopje përballjen me skuadrën nga Strumica do ta zhvillojë te stadiumi i Vëllazërimit. Kujtojmë se stadiumi në Autokomandë ku Skopje i luan vendas u pezullua nga FFM me dy ndeshje për shkak incidenteve të ndodhura në përbaljen me Rabotniçkin.

Skopje-Akademia Pandev zhvillohet të dielën duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply